Kallas shkon me helikopter në Mitrovicë - NACIONALE

Kallas shkon me helikopter në Mitrovicë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, mëngjesin e sotëm ka shkuar në Mitrovicë, në qendrën e EULEX-it në këtë qytet.

Kallas ka publikuar fotografitë që shfaqin helikopterin me të cilin ka udhëtuar nga Prishtina për në Mitrovicë.

Kallas ka takuar dje në Kosovë liderët e partive politike, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun (LDK), kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Kallas me Kurtin kanë ngrënë darkë pune dhe sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kanë diskutuar për çështje si dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, formimi i institucioneve të Kosovës, sulmin në Banjskë dhe çështje të tjera.

“Gjatë darkës së shtruar nga kryeministri, gjithashtu u diskutua edhe për procesin paszgjedhor në vend dhe angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë” – thuhet në njoftimin – që të plotë, mund ta lexoni KËTU!

Lajme të ngjashme