Kalimi i testit të parë drejt KiE, Osmani: Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët - NACIONALE

Kalimi i testit të parë drejt KiE, Osmani: Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur kalimin me sukses testin e parë në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Presidentja e shtetit, përmes një postimi, u shpreh se “Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët për t’u siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës përmes anëtarësimit të plotë”.

Kontekst: Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses testin e parë në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Komitetit për Politikë dhe Demokraci i KiE-së në mbledhjen e sotme e ka miratuar raportin për anëtarësim e Kosovës në KiE, të cilin e kishte hartuar raportuesja për Kosovën, Dora Bakojanis.

Raporti, i cili kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, është miratuar me 31 vota “për”, 3 “kundër” dhe 1 “abstenim”.

Lajmi është mirëpritur nga Qeveria e Kosovës dhe opozita.

Lajme të ngjashme