Kabashi i LDK-së: Kurti nuk po e qan kokën me problemet reale, familjën e ka të siguruar në Norvegji
Zyrtari i lartë në LDK, Festim Kabashi, ka kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mbrëmjen e kaluar.
Ai tha se Kurti me arrogance e lehtësi, e hodhi besimin e 51% të qytetarëve.
Kabashi tha se Kurti nuk po merret me hallet e qytetarëve, pasi familjen e vet e ka në Norvegji.
Postimi:
Mbrëmë Kurti e shpërdoroi edhe njëherë besimin e 51% të qytetarëve të Kosovës. Ai e hodhi këtë besim të madh me një lehtësi të papame, duke dëshmuar një arrogancë të tepruar dhe një ego të sëmurë për pushtet absolut, vetëm për vete, në të gjithë Kosovën.
Ai nuk po e qan kokën për problemet reale me të cilat po ballafaqoheni ju çdo ditë, përderisa familjen e vet e ka të siguruar në Norvegji. Ai po tallet me të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve tona në Kosovë.
Të dashur qytetarë, veçanërisht ju të 51%, ju lus që të reflektoni dhe të na bashkoheni në këtë mision për ta bërë ndryshimin e vërtetë në Kosovë.
Kësaj radhe duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ta çuar në opozitë Albin Kurtin. Ai nuk meriton të provohet më.