Juristja e medias: Nuk ka shkelje ligjore në bisedat e publikuara nga Nacionale
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka komentuar incizimet e publikuara mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit nga gazeta Nacionale, duke vënë në pah disa aspekte ligjore të rëndësishme lidhur me këtë çështje.
Flutura Kusari shpjegoi se, në audio-incizimet e publikuara në Nacionale, nuk vërehen shkelje të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes.
Në lidhje me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve, Kusari theksoi se nuk ka shkelje në rastin e publikimit të këtyre bisedave.
Gjithashtu, Flutura Kusari theksoi se nuk ka shkelje të Kodit Penal në rastin e publikimit të këtyre incizimeve.
Së fundi, Kusari sqaroi se publikimi i këtyre incizimeve nuk shkel Kodin Etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.