Biden thotë se udhëheqja e Zelensky-t dhe forca e ukrainasve kanë frymëzuar botën - NACIONALE

Biden thotë se udhëheqja e Zelensky-t dhe forca e ukrainasve kanë frymëzuar botën

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas një takimi të zhvilluar pak më herët, presidenti amerikan Joe Biden është duke mbajtur një konferencë shtypi të përbashkët me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Fjalën e tij, Biden e filloi duke thënë se është i nderuar të mirëpresë homologun e tij ukrainas në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa shtoi se është e rëndësishme që bota të dëgjojë nga Zelensky pasi populli i Ukrainës dhe udhëheqja e Zelensky-t ka qenë një frymëzim.

“Ndërsa po hyjmë në vitin e ri, është e rëndësishme që populli i Amerikës dhe bota të dëgjojnë drejtpërdrejt nga ju, zoti President, të dëgjojnë për luftën e Ukrainës dhe nevojën për të qëndruar së bashku deri në vitin 2023”, tha Biden.

Duke treguar se të dy kanë qenë në kontakt të ngushtë që nga fillimi i luftës, Biden tha ishte "veçanërisht mire të takoheshim personalisht dhe ta shikonim njëri-tjetrin në sy".

Biden e quajti të tmerrshme atë që po bënë Putini, dhe theksoi nevojën që ShBA dhe Ukraina të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në vitin 2023.

Më vonë gjatë ditës, pritet që presidenti ukrainas t'u drejtohet anëtarëve të Kongresit në Kapitol Hill. Ndërsa, kujtojmë se pak para arritjes së Zelenskyt në Uashington, sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken njoftoi një ndihmë shtesë prej 1.85 miliardë dollarësh për sigurinë për Ukrainën, duke përfshirë transferimin e parë të sistemit të mbrojtjes raketore Patriot.

Lajme të ngjashme