Jep dorëheqje u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi - NACIONALE

Jep dorëheqje u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi

1 vit më parë

nga Gentiana Hasani

Pranvera Zejnullahu-Raci ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, thonë burime të Nacionales.

Nacionale ka provuar që të marrë përgjigje nga SHSKUK-ja apo edhe nga vet zonja Zejnullahu-Raci, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Gazeta mëson se Bordi i SHSKUK-së në këto momente është mbledhur për ta diskutuar dorëheqjen e Zejnullahu-Racit dhe për ta miratuar pastaj atë.

Pranvera Zejnullahu-Raci u emërua në pozitën e ushtrueses së detytës së SHSKUK-së në gusht të këtij viti.

Në mandatin e saj si ud.drejtoreshë ndodhi një skandal në QKUK. Aty u vra me plumba një grua shtatëzënë para klinikës së Gjinekologjisë. Si rrjedhojë dorëheqjen e Zejnullahu-Racit pas këtij skandali e kishin kërkuar nga shoqria civile.

Lajme të ngjashme