Java e shkeljes së Kushtetutës dhe tri kërkesave të Kurtit për takim me Vuçiqin
Dështimi i mbajtjes së takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, e vendimet e Gjykatës Kushtetuese për disa ligje, por me theks për rrëzimin e Ligjit për Byronë për Konfisiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ishin ndër ngjarjet më me nam të javës që po e lëmë pas.
Javën që po e lëmë pas, filluan lëvizjet e para për rikthimin e Kosovë dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Kësisoj, kryeministri Kurti e presidentit Vuçiq u ftuan për t’u takuar në Bruksel të ndërmjetësimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell dhe emisarit për dialog, Mirosllav Lajçak.
Filimishit, Kurti e Vuçiq u takuan veç e veç me Borellin e Lajçakun, por që takimi trepalësh nuk u mbajtë, dështoi.
Arsyet e mosbajtjes së takimit dolën të jenë tri kërkesat e kryeministrit, Albin Kurti.
Nënshkrimi i marrëveshjes, anulimi i letrës së Bërnabiqit e dorëzimi i Radojçiqit, ishin kërkesat kryesore të Kurti në mundësi që të ketë takim me Vuçiqin.
“E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letrës së Brnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radoiçiqin.” – ka thënë Kurti pas takimeve të mërkurën në Bruksel.
Në Kosova patë prej analistëve që e kritikuan Kurti, ndërsa disa të tjerë edhe e përkrahën.
Nuk dihet se kur do të ketë tentim për takim të radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit, por ajo që dihet është se BE-ja dhe SHBA-ja kanë ftuar palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura pa kushte.
Gjykata Kushtetuese
Cak i sulmeve të pushtetit gjatë javës që po e lëmë pas ishte Gjykata Kushtetuese.
Arsyet që çuan në sulmin e pushtetit ndaj kësaj Gjykate, ishte rrëzimi i Ligjin Për Byronë e Konfiskimi të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Një ndër premtimet kryesore të Qeverisë Kurti, nuk kaloi testin e Kushtetutës pasi Ligji në tërësi u shpall antikushtetuese.
Kjo çoi si zakonisht në sulm ndaj punës së Gjykatës Kushtetuese.
E parë që filloi këtë sulm ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka sulmuar drejtpërdrejt 5 gjqytarët e kushtetueses që votuan “pro” rrëzimit të këtij ligji.
“5 gjyqtarë nga 9 sa janë gjithësej vendosën që Ligjin më të rëndësishëm në kuadër të pakos kundër korrupsionit e keqpërdorimit të detyrës zyrtare ta shpallin të pavlefshëm.” - ka shkruar Haxhiu.
Por keq nuk e la as kryeministri Albin Kurti, i cili bashkë më vartësit e tij nijihen për sulme ndaj kujtdo që nuk mendon ngjashëm si ta.
Ai ka thënë se Kushtetuesja po e vonon ndjekjen e krimit, teksa ka përmendur edhe votimit brenda GJK-së.
“Me gjithë këto, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës rrëzoi që të dy ligjet, duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit, ta vonojë reformën tonë. Me 5 vota në raport me 4 vota kundër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, duke treguar kështu që Kushtetua ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetueses e në raport me gjysmën tjetër të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese” – ka thënë Kurti, duke kërkuar që Ministria e Drejtësisë të fillojë menjëherë ndryshimet për këtë ligj.
“Ndërkohë, kërkoj nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të fillojë me ndryshime dhe të procedojë me urgjencë në Qeveri. Drejtësia duhet të bëhet, drejtësi duhet të ketë, drejtësi do të ketë.” – ka thënë ai.
Ndryshe, GjK-ja ka gjetur shkelje edhe në shkarkimin e anëtarës se OSHP-së, në disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.