E sakatojnë kritika e tallje Haxhiun për dështimin e madh, pas rrëzimit të Ligjit për Byronë
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar tërësisht Ligjin Për Byronë e Konfiskimi të Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky ka qenë njëri ndër ligjet krysore të proklamuara nga Lëvizja Vetëvendosje. Së bashku me Ligjin për Këshillin Prokurorial edhe ky i rrëzuar tërësisht nga Gjykata Kushtetuese, tashmë pushteti e ka humbur edhe zyrtarisht betëjën për ta reformuar sistemin e drejtësisë në këtë mandat.Ligji për Byronë duhet të shkruhet edhe njëherë nga fillimi. Proces ky që do të zgjaste përtej mandatit të mbetur të kësaj qeverie.
Menjëherë pas publikimit të këtij Aktgjykimi nga kushtetuesja, ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu e cila është edhe sponzorizuese e këtij ligji, reagoi ashpër, duke folur për “vullnet popullor” çka lë të nënkuptohet se e para e drejtësisë në Kosovë, e ngatërron tërësisht rendin juridik të vendit.
“Situata për ne është shumë e qartë, vullneti i qytetarëve për drejtësi po tentohet të përmbyset nga një grusht njerëzish që ende u shërbejnë dhe i kanë borxhe nomenklaturës së vjetër, por beteja jonë për reformë dhe shtet të së drejtës nuk do të ndalet. Byroja do të bëhet. Pasuria publike e shpërdoruar e përvetësuar do të konfiskohet. Vullneti popullor do të jetësohet.” – ka thënë ndër të tjera Haxhiu.
Tutje ajo ka sulmuar drejtpërdrejt 5 gjqytarët e kushtetueses që votuan “pro” rrëzimit të këtij ligji.
“5 gjyqtarë nga 9 sa janë gjithësej vendosën që Ligjin më të rëndësishëm në kuadër të pakos kundër korrupsionit e keqpërdorimit të detyrës zyrtare ta shpallin të pavlefshëm.” = ka shkruar Haxhiu.
Edhe zëvendësi i saj Blerim Sallahu ka reaguar pothuajsë në të njejtën mënyrë.
“VETËVENDOSJE! jemi NE. Kuptone drejt dhe qartë.” – ka shkraur ndër të tjera ai.
Të dy, edhe Hahxiu e edhe Sallahu, nuk e kanë lënë mundësinë e komenteve në Facebook nga qytetarët për këto pastime, duke e bllokuar këtë mundësi.
E inicuesi i këtij rasti në Kushtetuese, Abelard Tahiri nga PDK, e ka quajtur fitore të shtetit të së drejtës, vendimin e kushtetueses.
“Kjo është fitore e sundimit të ligjit dhe e të drejtave të njeriut mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti!
Edhe ky Ligj është dëshmi që pushtetit aktual më shumë i intereson propaganda sesa shteti ligjor, sepse përndryshe do t'i zbatonin ligjet që i kanë trashëguar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Në anën tjetër partia e dytë më e madhe opozitare LDK, nuk ka reaguar fare për këtë zhvillim., Kujtojmë se LDK e kishte votuar ligjin anti-kushtetues.
Reagimet e shoqërisë civile
Ehat Miftaraj, drejtor në Institutin për Drejtësi në Kosovë, ka thënë se në një situatë të tillë, me parakushtin se jetojmë në një shtet normal kur pushtetit i rrëzohen të gjitha ligjet e reformës,më e pakta që duhet të ndodh është dorëheqja.
“Nje Minister i Drejtesise ose Kryeminister ose shef i grupit parlamentar te partise ne pushtet, te cilit/cileve iu rrëzohen krejte ligjet kryesore ne fushen e drejtesise, me pas pak moral dhe etike, jep/japin doreheqje.
Nuk keni as kompetence e as vullnet me ba kete shtet, nje vend ku sundon ligji.” – ka thënë Miftaraj.
Gazetari Vehbi Kajtazi është tallur keq me Zëvendës Ministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili u ekzaltua me fraza “Vetëvendosje jemi ne” pasi Gjykata Kushtetuese ua rrëzoi në tërësi Projektligjjin për Konfiskimin e Pasurisë së Papërligjshme.
“Ty i nderuar te sugjeroj qe ta hartosh nje ligj, me shpejtesine e vajin ne tepsin qe i mbron fajdexhinjte ne menyre qe vellai yt te mos ket pasoja penale por te jape para me fajde i pacenuar nga ligji. Ok?”, ka shkruar Kajtazi në reagim ndaj Sallahut.
“Analfabete”, “të padijshme” dhe “kokërr imbecili” e ka quajtur gazetari Lirim Mehmetaj, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila me t’u rrëzuar Ligji për Byron e Konfiskimit të Pasurisës së Papërligjshme sulmoi rëndë Gjykatën Kushtetuese duke u thirrur në “vullnet të popullit që do të jetësohet”.
“Është pikërisht e njëjta që bashkë me Kurtin thoshin se ‘populli nuk është ekspert’, por tash argumenton se Gjykata po dilka kundrejt ‘vullnetit të popullit’”, ka shkruar Mehmetaj në një reagim.
Analisti politik Dukagjin Gorani në Pressing në T7 ka deklaruar se Qeveria Kurti duke dashtu të bëj një ligj kinse të mirë, e ka bërë një bërllog të madh, duke ia rrëzuar kushtetuesja ligjin.
“Kjo qeveri t’u dasht me bë një gjë kinse të mirë, është shku e ka bë një bërllog aq të madh e është ardhur në situatë që Gjykatë Kushtetuese me ia bankrotu përpjekjen. E në anën tjetër Qeveria e sulmon Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Gorani.
Ndërsa për mësymjen e qeveritarëve pas vendimit të kushtetueses ndaj këtij organi, Gorani ka thënë se është vepër penale.
“Dorën zemër është edhe vepër penale më sulmu aq ashpër Gjykatën Kushtetuese dhe mendje me respektu vendimin e saj”, ka thënë ndër tjerash ai.