A bëri mirë apo keq Kurti me vendosjen e kushteve për takim? - NACIONALE

A bëri mirë apo keq Kurti me vendosjen e kushteve për takim?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka dështuar mbatja e takimit mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell dhe të dërguarit për dialog, Mirosllav Lajçak. Takimi trepalësh nuk u mbajtë për shkak që Kurti vendosi tri kërkesa. Por a bëri mirë me këto kërkesa dhe si u panë këto nga analistët e politikës?

Nënshkrimi i marrëveshjes, anulimi i letrëës së Bërnabiqit, dorëzimi i Radojçiqit – ishini tri kërkesat e Kurtit për t’u takuar me presidentin serb.

Për shkak të këtyre kërkesave ka dështuar mbajtja e takimit trepalësh.

Ndërkohë në Kosovës janë komentuar këto kërkesa të Kurtit.

Analisti, Shenoll Muharemi, beson se kjo ishte një fitore por që nuk sjellë rezultate domethënëse në diplomaci. Ai thotë se qasja e Kurtit mund të shihet në BE si “reufzim i dialogut.

“Por Kosova nuk do të ketë përfitime nga kjo performancë. Masat nuk duket që largohen menjëherë e as aplikacioni për anëtarsim nuk zhbllokohet. Raste si kjo disa ministra të jashtëm të BE mund të i paraqesin si "refuzim për dialog" i Kosovës. Por mendja e Kurtit është tek drejtësia, tranzicioni i madh ndërkombëtar ku jemi.. e sidomos tek zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Ai ka blerë tashmë kohën që i duhej se me këto kushte nuk të ketë takim mes tij dhe Vuçiqit së shpejti.” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se në diplomaci duhet të ketë veprime sistematike dhe jo strategji njëveprimshe.

“Në përgjithësi kryeministri u tregua i drejtë dhe i fortë, por kjo nuk do të përkthehet në përfitime për Kosovën. Diplomacia është një profesion shumë më kompleks ku kërkohen, jo strategji një veprimshe sikur dje, por akte të vogla dhe ngjeshura sistematike.. për të arritur suksesin e dëshiruar. Kështu Kurti do të përitoj kohë dhe paq paqe të brisht, ndonjë votë për parinë e tij, por pozita e Kosovës në BE nuk është forcuar dhe përmirësuar dje. Sot kemi edhe më shumë paqartësi se dje.” – ka shkruar Muharremi.

Ndërsa, profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se Kurti është frikësuar, pasi nëse do të takohej me Vuçiqin do të mbylljet “dosja e Banjskës”.

“Nëse takohet me Vuçiqin me të cilin është taku 10 ditë para sulmit të Banjskës normalizohen takimet e këtij niveli me të dhe mbyllet dosja e Banjskës. Nëse ndodh ky takim, dalin me një deklaratë se do të vazhdojë në këtë nivel, mbyllet dosja e Banjskës dhe kurgjë kerkujna. Mendoj se nëse e ka bë këtë vlerësim ka qenë perspektivë shumë e ngushtë.” – ka thënë Latifi në Pressing.

Gjithashtu, edhe avokati Azem Vllasi ka thënë se Kurti ka bërë keq që nuk është takuar me Vuçiqin.

“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke.” – ka thënë ai për Teve1.

Nga ana tjetër pushteti është mburrë për këto lëvizje të Kurtit.

Kujtojmë se BE-ja ka thënë se dilogu do të vazhdojë, ndërsa shumë shpejt prite të takohen kryenegociatorët e dy shteteve.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se mund të ketë takim në nivel të kryenegociatorëve më 2 korrik.

“Do të provohet në fillim të korrikut, me shumë gjasë me dy korrik, ndërmjet dy kryenegociatorëve që do të diskutojnë mbi sekuencimin, por zbatimi i marrëveshjes e ka të domosdoshme respektimin e saj.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme