Java e presidentes, Vjosa Osmani - NACIONALE

Java e presidentes, Vjosa Osmani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Javën që po e lëmë pas, mund ta veçojmë si “java e presidentes” për shkak të deklaratave të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, të cilat ndezën skenën politike në vend. Ndërkohë, përveç Osmanit, gjatë kësaj javë mori fundi edhe mundësia për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Çka ndodhi?

‘Kryengritja' e Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte në qendër të vëmemendjes politike e mediatike gjatë javës që po e lëmë pas.

Deklarimet e saj kundër Qeverisë dhe kryediplomatës, Donika Gërvalla, ndezën rrjetin dhe u shtuan diskutimet për një krisje të raporteve mes presidentes e qeverisë të udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Osmani kundërshtoi ashpër Qeverinë Kurti për moskoordinim rreth dërgimit të letrës në Këshillin e Evropës, për të cilën Osmani tha se është nxjerrur Asociacioni nga pakoja.

Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftëse dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jëmi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë. Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”. – ka thënë ajo.

Ndërsa për kryediplomaten Gërvalla dhe letrën e saj dërguar KiE-së, presidentja pati këto fjalë.

Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët...” – ka thënë ndër të tjera ajo.

Në videon më poshtë mund ta dëgjoni deklarimin e plotë të presidentes.

Mirëpo, pavarësisht këtyre deklarimeve, askush nga partia Guxo të cilën e ka themeluar Osmani, nuk ka reaguar akoma.

Gjithashtu deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim as nga Qeveria e Kosovës rreth krisjes së raporteve me Osmanin.

Por deri sa këto dy palë kanë heshtur, ishin analistët e politikës e anëtarë të partive të tjera opozitare që komentuan qëndrimin e Osmanit.

Klikoni KËTU për t’i lexuar disa nga reagime të tyre.

S’ka zgjedhje

Nga ana tjetër, tentimi për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, ka dështuar gjatë javë që po e lëmë pas.

Dështimi erdhi pasi shpërndarja e Kuvendit, nuk u përkrah nga LDK-ja e AAK-ja.

Bile për këtë mospërkrahje, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pasur këto fjalë.

Unë jam i habitur sepse të gjithë ne në opozitë ka kohë kemi konstatuar se kjo qeveri po i sjell dëme vendit. Një qeveri e re mund të zgjidhet vetëm përmes procesit të ri zgjedhor. Zgjedhjet e reja janë mundësia e vetme për ta përfunduar mandatin e kësaj qeverie të dëmshme. Refuzimi për të shkuar në zgjedhje është befasues.” – ka thënë ai.

Në anën tjetër, LDK e AAK kanë kërkuar dorëheqjen e Kurti pastaj zgjedhjet.

Ndërkaq, Vetëvendosje ka gjetur kohë që të tallet me opozitën që nuk e çuan vendin në zgjedhje.

Lajme të ngjashme