Qysh e panë anëtarët VV-së, PDK-së e LDK-së përplasjen e Osmanit me Qeverinë? - NACIONALE

Qysh e panë anëtarët VV-së, PDK-së e LDK-së përplasjen e Osmanit me Qeverinë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deklarata e presidentes, Vjosa Osmani, kundër qeverisë e diplomacisë kosovare për shkak të moskoordinimit me të për letrën e dërguar në Këshillin e Evropës dhe përgjigja ndaj kryetarit të kuvendit, Glakuk Konjufca, ka tronditur skenën politikë në vend. Nuk ishte hera e parë që Osmani kundërshtoi qeverinë, por kjo ishte ndër goditjet më direkte të saj.

Nga ana tjetër, kritikat e Osmani e kanë marrë edhe vëmendje e partive politike, si asaj në pushtet – Vetëvendosje, por edhe atyre opozitare PDK e LDK.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas “shpërthimit” të presidentes Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se reagimi i Osmanit ishte befasues.

Çitaku megjithatë pati edhe kritika për heshtjen e gjatë të presidentes Osmani.

Reagimi i presidentes sot ishte pak befasues, sepse ka bërë kjo ministre dhe kjo Qeveri gabime shumë më të mëdha se aq dhe nuk kemi dëgjuar as edhe një deklarim nga ana e presidentes. A do të thotë kjo se atëherë kanë qenë të koordinuar e tash jo?…po flas për faktin se Kosova është nënsanksione, fal vendimeve të papërgjegjshme të Qeverisë, Kosova sot është në listë me Rusinë dhe Bjellorusinë, pra nuk kemi dëgjuar asnjë kritike nga presidentja për këto vendime…pas një heshtje shumë të gjatë ajo reagojë.” – ka thënë ajo në Teve1.

Po ashtu, edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kësaj ngjarje.

Hoti është treguar më i ashpër në kritikën e tij ndaj Qeverisë por edhe udhëheqësve të Kosovës.

Ai e ka parë si tallje me përgjegjësitë dhe se po liderët e shtetit po bëjnë “cirk”.

Tallje me përgjegjësitë shtetërore. Dështime gjithandej. Vendi nën sanksione. E këta bëjnë cirk në Prishtinë.” – ka shkruar Hoti në Facebook.

Nga ana tjetër, Deputeti i LVV-së, Armend Muja, nuk mendon se ka “përkeqësim kapital në raport” mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Qeverisë së Kosovës.

Në lidhje me deklaratat e Osmanit, Muja u shpreh se “ka hapësirë” që palët të diskutojnë mbi shqetësimet.

Presidenti është për të përfaqësuar unitetin dhe kjo nënkupton se kohë pas kohe mund të kemi pikëpamje të ndryshme për ndonjë taktikë apo strategji por e rëndësishmë është që në kuptim të raporteve, për aq sa e di unë dhe për aq sa e di nga Kurti, ekziston një nivel i respektit maksimal për institucionin e Presidentit dhe besoj që kjo duhet të vazhdoj. Diskutimet në lidhje me koordinim apo moskoordinim unë besoj që ka hapësirë që të gjitha palët të mbledhën dhe të diskutojnë se cilat janë shqetësimet por nuk shoh ndonjë përkeqësim kapital në raport.” – tha ai në “Pressing”.

Çka tha Osmani?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që tha se për shkak që ishte në SHBA nuk kanë mundur të koordinohet për dërgimin e letërës në Këshillin e Evropës. Ajo e ka parë si një deklaratë qesharake ndërsa nuk e ka kursyer as kryediplomaten Donika Gërvalla.

Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftëse dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jëmi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë. Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”. – ka thënë ajo ndër të tjera.

Për më shumë, shikojeni videon:

Lajme të ngjashme