Jasharaj: S'jemi tërhequr, kemi dhënë version të ri për një marrëveshje të mundshme
Kreu i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk janë afër marrëveshjes dhe se nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre.
Sipas tij, ata kanë ndryshuar konceptin e kërkesës, duke lënë ato që u ka ofruar Kurti, pra 50 euro, por tri kushte shtesë që duket të jenë kruciale për sindikalistët.
Tutje, Jasharaj, në një prononcim për Nacionalen shtoi se Avokati ka gjetur disa pika kritike (duke aluduar në faktin se greva po dëmton nxënësit), por konfirmoi se nga ora 20:00 janë në një takim me degët e sindikatave dhe të universiteteve.
"I pashë lajmet. Avokati është duke bërë një lojë. E vërteta është se SBAShK-u nuk është tërhequr nga kërkesa, jo veëtm 100 po edhe nga kërkesat tjera. Avokati edhe dje e tha në mënyrë emocione që të martën do të arrihet marrëveshja, gjë që nuk është e vërtetë. Nga ora 20:00 jemi me degët e sindikatave dhe të universiteteve dhe përkundër faktit se është vonë do të dalim me komunikatë nga SBAShK-u ka dërguar një shkresë te Avokati, e cila mund të jetë lexuar gabim, por e vërteta është se karshi 50 eurove është edhe ajo shuma e ngritjes. Nuk jemi tërhequr, por kemi dhënë një version të ri. Ne i kemi dërguar një shkresë Avokatit, por po kritikon kërkesat tona, po insiston në disa pika. Ai ka thënë se të martën do të ketë marrëveshje, por që nuk është e vërtetë.", shtoi Jasharaj për Nacionalen.