“Jam i lumtur ta paguaj këtë çmim”: Deklarohet Kurti pasi u gjuajt me vezë në Kuvendin e Kosovës - NACIONALE

“Jam i lumtur ta paguaj këtë çmim”: Deklarohet Kurti pasi u gjuajt me vezë në Kuvendin e Kosovës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pasi u gjuajt me vezë nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Kurti ka thënë se “nëse ky është një çmim që duhet ta paguajë që të opozita të ulet e të bisedojë, është i lumtur”.

Kurti pretendoi se ai ankohet se opozita nuk do ta takim, e jo që hodhi vezë ndaj tij.

“Nëse gjuajtja me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët që i hedh një deputet është çmimi që unë duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen dhe të bisedojnë bashkë e të dialogojnë, jam i lumtur ta paguaj këtë çmim. Vetëm le të vijnë në takim. Vetëm le të ulemi e le të bashkëbisedojmë. Unë nuk ankohem që ata hedhin vezë, unë ankohem që ata s’duan të takohen”, ka shtuar Kurti.

Lajme të ngjashme