Italia ia njeh vetes pak merita për marrëveshjen, ministri Tajani: Rezultat i vizitës time në Kosovë e Serbi - NACIONALE

Italia ia njeh vetes pak merita për marrëveshjen, ministri Tajani: Rezultat i vizitës time në Kosovë e Serbi

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Marrëveshja e dakorduar dje në Bruksel po vazhdon të komentohet ende. Në vallen e komentimeve, ka hyrë edhe Italia. Më konkretisht, zëvendësministri i Italisë, Antonio Tajani, ka komentuar marrëveshjen.

Madje në një prononcim, ai ka tentuar të marrë ca merita për këtë marrëveshje, e cila ai vlerësoi të ishte rezultat konkret i vizitës së tij.

Kemi të bëjmë me rezultatin e parë konkret të misionit që zhvillova të martën me ministrin Crosetto në të dy vendet, për ta mbështetur procesin e paqes në një moment të tensionimit të madh. Tani është e nevojshme të vazhdohet në rrugën e dialogut dhe të normalizimit të plotë të raporteve mes dy vendeve. E ardhmja e Ballkanit është në Evropë. Italia është e gatshme ta luajë rolin e protagonisten në rajonin në fjalë”, u shpreh zëvendës kryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, z. Antonio Tajani.

Lajme të ngjashme