E turpshme: Vuçiq thotë se përfaqësuesit serbë kthehen në institucionet e Kosovës pas formimit të Asociacionit - NACIONALE

E turpshme: Vuçiq thotë se përfaqësuesit serbë kthehen në institucionet e Kosovës pas formimit të Asociacionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fitore të vogël ‘taktike’ e ka quajtur marrëveshjen për targa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq.

E dje më 23 nëntor, ekipet Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës. Si rrjedhojë sot Vuçiq në një konferencë për medie konfirmoi se targat KM “do të mbeten dhe do të mbijetojnë” derisa negociatat janë duke vazhduar.

Ai konfirmoi se nuk do të ketë targa të reja KM, të cilat ishin rreth 90 sosh në vit.

Vuçiq po ashtu tha në mënyrë të papranueshme se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Presidenti i Serbisë shtoi se është e rëndësishme që në Bruksel është theksuar domosdoshmëria e përmbushjes së marrëveshjeve të mëparshme.

Si pasojë e tensioneve të ngritura për shkak të vendimit për targat, serbët e veriut të Kosovës - ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme - më 5 nëntor kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Vuçiq përsëriti se Serbia nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, dhe se zyrtarët serbë nuk duan të diskutojnë për këtë.

Ne nuk e duam Kosovën në OKB dhe çfarë do të bëni atëherë, na bombardoni, na kërcënoni me sanksione”, tha ai.

Vuçiq përsëriti se Serbia nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, dhe se zyrtarët serbë nuk duan të diskutojnë për këtë.

“Ne nuk e duam Kosovën në OKB dhe çfarë do të bëni atëherë, na bombardoni, na kërcënoni me sanksione”, tha ai.

Lajme të ngjashme