Ish-Përfaqësuesi Special i BE’së: Kurti të jetë më i kujdesshëm, kritikat e ShBA’së janë shenjë e keqe - NACIONALE

Ish-Përfaqësuesi Special i BE’së: Kurti të jetë më i kujdesshëm, kritikat e ShBA’së janë shenjë e keqe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e kujdesshme”, ka thënë Pieter Feith, Ish-Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Kosovën, duke folur në Euronews Albania, në lidhje me krizën e kohëve të fundit të instalimit me forcë të tre kryetarëve shqiptarë në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Feith tërheqi vëmendjen në atë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë kaherë “aleati më i ngushtë” i Kosovës dhe se pas këtyre ngjarjeve janë bërë kritikë të mëdhenj të Kosovës. “Kjo është shenjë shumë e keqe”, tha diplomati evropian.

Doja të vija theksin te fakti që SHBA që gjithmonë kanë qenë aleati më i ngushtë i Kosovës, tani janë bërë shumë kritike dhe kjo është shenjë e keqe. Kjo duhet ta bëjë qeverinë të mendojë lidhur me qasjen, duhet të jetë më e kujdesshme”, tha ai, ndërsa për ngjarjet në veri ai tha se ato fare lehtë mund të ishin shmangur.

Feith nuk ishte as pa thirrje ndaj kreut të qeverisë kosovare, Albin Kurti, të cilit i kërkoi që të dalë me propozime të tij rreth shtensionimit dhe zgjidhjes së çështjeve aktuale në veri. “Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për veriun. Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë”, shtoi ai.

Por gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që Kurti të dalë përpara me një veprim të vetin politik. Nëse Amerika nuk e mbështet Kosovën do jetë një rrugë shumë e rrezikshme për Kosovën. Kurti duhet të fitojë besimin e SHBA, Berlinit dhe Parisit. Kosova ka nevojë të njihet në të gjithë botë, jemi në një pikë të ulët të besimit si ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë, po Kosova është më e cenueshme. Dhe si një mik i Kosovës jap këshillën miqësore: punoni të rrugën e dialogut, mos ndiqni rrugën e dhunës”, tha mes tjerash Pieter Feith.

Lajme të ngjashme