Ish-ministrja Ahmeti: Kurti me veprime kryeneçe, Kosova do ta paguajë çmimin
Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet e Qeverisë Kurti me ShBA-në.
Sipas Ahmetaj, Kurti ka bërë veprime të pamatura, çmimin e të cilëve do ta paguajë Kosova.
“Ky është një ndëshkim për kryeministrin drejtpërdrejt, por ata që do ta paguajnë çmimin janë qytetarët e Kosovës. Për vendime kryeneçe, për analfabetizëm në politik, për shkurtpamësi në rrezikojmë që qytetarët e Kosovës ta paguajnë çmimin e madh. Duke parë që kanë të bëjnë me një partner siç është kryeministrit Kurti, një njeri që nuk mund t’i besohet dhe detyrohet BE-ja të marrë masa kaq drastike dhe radikale.” - ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.
“Proceset e integrimit dhe përparimi që Kosova ka arritur deri tani po vijnë në rrezik” - deklaroi Ahmetaj.