Tahiri-Qeverisë: Zgjidheni sa më shpejt situatën e tensionuar në veri
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejtë ta zgjidhë situatën e tensionuar në very gjat këtyre ditëve të fundit.
Tahiri ka shpjeguar se si në dhjetor 2011 kur ajo ishte kryenegociatore u vendos kufiri ndërshteteror mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i Marrëveshjes së IBM-s në dialogun e Brukselit.
“Në mars 2013 vendosem (shenjuam) gjashte pikat kufitare ne kufirin mes Kosoves dhe Serbise, bashk me BE-ne dhe me ndihmen e helikoptereve te EULEX-it. Me kujtohet ndjenja e krenarise dhe gezimi qe patem une si kryenegociatore dhe gjithe ekipi im i me shume se 200 eksperteve qe punuan me perkushtim te larte dhe dijeni te shkelqyer ne dialogun e Brukselit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
“.Prandaj gjithe ekipi im i dikurshem jam e bindur kerkojne sikur dhe une qe qeveria sa me shpejte te zgjidh situaten e tensionuar ne veri te ketyre diteve”, ka shkruar ajo.