Ish-kryeministri i Serbisë: E kemi humbur Kosovën me luftë dhe veç me luftë mund të rikthehet - NACIONALE

Ish-kryeministri i Serbisë: E kemi humbur Kosovën me luftë dhe veç me luftë mund të rikthehet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zoran Zivkoviq, ish-kryeministër i Serbisë pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq, ka folur për deklarimet për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe deklaratat që vlerësojnë se Kosova “është pjesë e Serbisë”.

Në një intervistë për gazetën italiane “Il Fatto Quotidiano”, Zivkoviq, që ishte shkurtimisht kryeministër i Serbisë, ka deklaruar se Serbia e ka humbur Kosovën si pasojë e luftës në vitin 1999.

I pyetur nga gazeta se në opinion e tij a “duhet të konsiderohet Kosova ende pjesë e Serbisë?”, Zivkoviq ka pasur qëndrim të qartë.

Fatkeqësisht, Kosova është humbur më 1999, në një luftë të cilën e humbëm për shkak të NATO-s. Ajo luftë lindi si rrjedhojë e politikave të pakuptimta dhe të sëmura nga diktatori parardhës serb, Sllobodan Millosheviq. Kështu që, Kosova është humbur me luftë dhe vetëm përmes një lufte të re realisht mund të kthehet te karakteri unitar origjinal i shtetit serb. Mirëpo, ajo luftë do të nënkuptonte një konflikt të ri me NATO-n dhe sigurisht se ne do ta humbisnim. Për këtë arsye duhet të mundohemi që ta gjejmë një zgjidhje paqësore, që do të ishte praktike dhe që do t’i respektonte interesat minimale të Serbisë dhe qytetarëve të saj.” - tha ia.

Në Serbi është në pushtet regjimi i Vucic. Zgjedhjet parlamentare janë vetëm farsë. Gjyqësori është nën kontrollin e tij dhe e njëjta vlen për institucionet tjera. Mediumet në vend me shpifjet e tyre ndihmojnë diktatorin të gënjejë dhe rrjedhimisht t’i mashtrojë qytetarët. Serbia me këtë qasje nuk do të hyjë kurrë në BE. Janë Vucic dhe regjimi i tij që nuk e dëshirojnë, edhe pse gënjejnë çdo ditë se Evropa është pjesë e politikës së tyre.” - vazhdoi Zivkoviq.

Lajme të ngjashme