Investimi i dhëndrit të Donald Trump, Rama: Më telefonoi një mik amerikan, gjithë kjo s’paguhet me miliona reklamë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në podcastin e tij të fundit ka folur për sektorin e turizmit, në veçanti pas raportimeve se Jared Kushner, dhëndrri i ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të investojë atje.
Sipas “TCH”, Rama ka deklaruar se ky është një aplikim serioz, nga një grup jashtëzakonisht i njohur.
“Sot jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan. Sot jemi në kushtet që kemi një aplikim nga Sazani. Të shohim! Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur. Se këta janë dhe të çuditshëm… Këto proceset e investimeve kërkojnë kohë e negociata. Kemi pasur kërkesa për Sazanin, 3- 4. Kanë ardhur shumë për të parë, por kur na kanë treguar me prezantime çfarë kanë dashur të bëjmë, jo, nuk është kjo.” – citohet se ka thënë ai.
Rama tutje ka rrëfyer se si një mik amerikan e ka telefonuar dhe e ka pyetur nëse është e vërtetë.
“Dikush tjetër më tha një gjë të bukur…. Miku im amerikan më mori e më tha është e vërtetë. Ore dhe po nuk erdhën. Zhurma që është bërë në media dhe fama që kanë ata do të sjellë shumë njerëz. Të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona reklamë. Sepse nuk je ti që çon një reklamë siç patëm bërë dikur reklama ‘Shqipëria, Shqipëria!’ Harxho lekë kot! Mbi të gjitha një investim i tillë në Sazan ose investime të tilla fuqizojnë të gjithë.” – u shpreh ai.