Intervistë | Shehu: PD-ja do ta përkrahë rezolutën e Edi Ramës kundër raportit të Martyt - NACIONALE

Intervistë | Shehu: PD-ja do ta përkrahë rezolutën e Edi Ramës kundër raportit të Martyt

1 vit më parë

nga Muhamet Koci

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka treguar se kjo parti do ta mbështes Projekt-rezolutën e PS-së kundër raportit të Dick Martyt.

Ai ka vlerësuar se Partia Demokratike do të votojë pro miratimit të çdo dokumenti, i cili ka për qëllim dënimin e krimeve dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai është shprehur skeptik për efektet e Projekt-rezolutës mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të Dick Martyt për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.

Shehu ka thënë se më e rëndësishme është miratimi i projekt-rezolutës së PD-së për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovës.

Sipas tij, miratimi i kësaj projekt-rezolute po pengohet nga kryeministri Edi Rama.

Shehu ka treguar se Rama nuk guxon ta dënojë gjenocidin serb në Kosovë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas tij, këto negociata do të zgjasin me dekada, nëse Rama nuk largohet nga pushteti.

Nacionale: Dje Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim në BE. Cili është vlerësimi i juaj për këtë hap historik?
Shehu: Do të them se është një ditë historike për Shqipërinë, për shqiptarët, për rajonin çelja e negociate të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Padyshim që ishte një ditë e shumëpritur, por ishte edhe një ditë e shumë e vonuar, me humbje të gjata kohë që nga viti 2014 e deri sot.

Nacionale: Pse mendoni se kanë ndodhur këto vonesa?
Shehu: Kjo ka ndodhur si pasoj e keqqeverisjes, e mos përmbushjeve të standardeve të Shqipërisë e kushteve të vëna nga Komisioni Evropian dhe vendet partnere. Por, më në fund, duket që u kalua dhe ne tashmë i hapem negociata. Unë e përshëndes me gjithë zemër këtë gjë dhe shpresoj që rruga drejt anëtarësimit të plotë të jetë sa më e shkurtër, në mënyrë që vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së. Mendoj se në këtë prizëm duhet të nxjerrim edhe mësimet tona. Dështimet e këtyre viteve, praj vitit 2014 e deri me sot, aventurat politike të Ramës për të lidhur fatin e Shqipërisë me fatin e Maqedonisë së Veriut, për të fshehur dështimet e tij në plotësimin e standardeve, na tregojnë se ne duhet të ndryshojmë shumë në Shqipëri, duhet të ndryshojmë në mënyrë që të arrijmë të realizojnë sa më shpejtë standardet, sepse janë mbi 30 kapituj që ne duhet t’i plotësojmë.

Nacionale: Në bazë të asaj që kemi parë deri me tani, sa besoni se do të zgjat ky proces i negociatave për Shqipërinë?
Shehu: Me këtë Qeveri ky proces do të zgjas me dekada. Me këtë qeveri ne rrezikojmë që mos të mbyllim kurrë këtë proces, sepse mungon vullneti politik i kësaj qeverie për të shkuar në perëndim. Rama si model të tij ka autokratët e lindjes, ai e di se ambienti demokratik evropian është i papranueshëm për autokratët, të cilët e kanë strofullin e tyre në Lindje. Ky është një nga shkaqet e dështimeve tona në këto vite në procesin e integrimit dhe një nga rreziqet e mëdha në të ardhmen. Mirëpo, unë jam optimist se tashmë kjo qeveri ka arritur në fundin e saj , sepse kjo qeveri është në opozitë të madhe me Shqipërinë dhe me shqiptarët, jo vetëm thjeshtë për keqqeverisjen e brendshme, por edhe për opozicionin ndaj aspiratës së madhe evropiane të shqiptarëve. Sepse kjo qeveri shikon të ardhmen dhe lidhjet e sa me Lindjen. Shihet se lidhjet e saj më të forta janë me autokratët lindor, dhe kujdesi i tyre më i madh është që të krijojnë Ballkanin e Hapur, pra Jugosllavinë e re nëpërmjet Vuçiqit. Pra, kjo është e kundërta e aspiratave tona. Prandaj, mendoj se edhe për tu integruar më shpejtë në BE, duhet të mendojmë për ndryshimet e mëdha politike që ka nevojë Shqipëria.

Nacionale: Në ditën e hapjes së negociatave, në Bruksel, kryeministri Rama përmendi Projekt-rezolutën kundër raportit Dick Martyt. Si e keni parë këtë iniciativë të tij?
Shehu: Se pari, unë dënoj raportin e Dick Martyt, sepse ajo është një sajës e paskrupullt monstruoze për të njollosur UÇK-në dhe aleatët tanë të mëdhenj të cilët ndërhyjnë në Kosovë kundër krimeve dhe gjenocidit serb.
Gjithë këto shpifje u krijuan dhe linden për të fshehur gjenocidin serb në Kosovë, për të maskuar gjenocidin serb në Kosovë, për të terhequr vëmendjen nga gjenocidi serb në Kosovë. Ajo që duhet goditur nga ne është gjenocid serb në Kosovë. Pra, duhet të njohin gjenocidin serb në Kosovë. Fatkeqësisht, Rama këtë nuk po e bën. Ne në Kuvend e Shqipërisë kemi sjell një projekt-rezolutë, e cila kërkon të njoh dhe të dënoi gjenocidin serb në Kosovë dhe të iu kërkohet fajtorëve, pra qeverisë së Vuçiqit, që të kërkojnë falje për këto krime. Rama dhe kjo mazhorancë po përpiqet të mos e kalojë, dhe mos e miratojë atë rezolutë. Kjo është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, e cila përcakton kohen dhe detyrimet që janë. Kjo është në kundërshtim të plotë me atë që ka kërkuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Kuvendin e Shqipërisë, në kundërshtim të plotë me atë që ka vendosur Kuvendi i Kosovës, dhe në kundërshtim të plotë me thirrjet që bëjnë politikanët e Kosovës, që Shqipëria të dënoj gjenocidin në Kosovës. Sepse kjo është elementi më i rëndësishëm për të goditur edhe shpifjet e ndryshme që ngrihen ndaj UÇK-së nga personazhe të dyshimta.

Nacionale: Pse nuk po miratohet kjo rezolutë, të cilën e keni propozua para disa muajve?
Shehu: Sepse mungon vullneti politik i Ramës dhe i kësaj mazhorance. Sepse Rama ka frikë ta godet direkt gjenocidin serb. Ashtu si edhe në rezolutën për Srebrenicën nuk u godit gjenocidi serb për Srebrenicën, pasi rrëzuan rezolutën tonë. Aty shprehet keqardhje ndaj viktimave dhe gjenocidi kufizohet vetëm të pjesa serbe e Bosnjës, që nuk është kështu. Sepse edhe sipas rezolutës së Parlamentit Evropian janë forcat paramilitare serbe, dhe policia jo e rregullt e Serbisë që thuhet se vajti nga territori i Serbisë në territorin e Bosnjës duke marrë pjesë në atë gjenocid. Pra, gjenocidi është shumë më i gjerë. Rama ka hezituar dhe nuk ka pranuar që kjo gjë të vihet në atë rezolutë, duke rrëzuar amandamentet tona. Të njëjtën gjë tash po e bën edhe me rezolutën për dënimin e gjenocid serb në Kosovë, sepse ai ndjek atë që tha Vuçiqi. Siç e keni parë, para pak muajsh, Vuçiq tha se ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që parlamentet e vendeve “mike” të mos realizojnë rezoluta që dënojnë gjenocidin serb. Pra, është varësi ndaj Vuçiqit, është dominimi i idesë së Ballkanit të Hapur që është Jugosllavia e re, e cila kërkon që të deformohet historia në favor të krimeve të Beogradit.

Nacionale: Mirëpo, tani deputetët e PS-së kanë dorëzuar në Kuvend një projekt-rezolutë kundër raportit të Dick Martyt. Cili do të jetë qëndrimi i PD-së ndaj saj. A do ta përkrahini?
Shehu: Ne padyshim do ta votojmë, nuk ka asnjë dyshim kjo gjë. Megjithëse, nuk është ai objekti kryesor. Objekti kryesore duhet të jetë, se pari, dënimi dhe njohja e gjenocidi serb në Kosovë. Kjo është kryesorja. Dhe pastaj të dalim te elementet e tjerë. Pra, se pari ne duhet të njohin gjenocidin serb në Kosovë dhe qeveria shqiptare duhet të jetë aktive në prezantimin e dokumenteve para institucioneve ndërkombëtare, gjykatave ndërkombëtare, për të njohur gjenocidin serb në Kosovë. Sepse Qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë këtë punë, sepse nuk është anëtare e OKB-së. Megjithatë, ne absolutisht se do ta miratojmë këtë rezolutë, sepse ajo është një njollë turpi që kërkohet t’i vihet me qëllim UÇK-së. Sepse unë jam i bindur, këtu flas edhe si mjek, se ato krime nuk kanë ndodhur. Nuk mund të ndodhin, sepse nuk ka asnjë mundësi, qoftë edhe teknike, që të ndodhin ato krime. Mos te flasim pastaj për vlerat dhe moralin e asaj lufte, që ka qenë luftë çlirimtare dhe absolutisht ka qenë krejt e kundërt nga lufta dhe krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

Nacionale: Miratimi i kësaj rezolute në Parlamentin e Shqipërisë dhe pastaj dërgimi i saj në Këshill të Evropës, sa mund të ndikojë në denigrimin e akuzave të atij raporti?
Shehu: Nuk mund të flas për gjera të tilla. Unë vetë nuk kam ndonjë pritshmëri të madhe nga kjo gjë, sepse unë mendoj që se pari duhet të njohim dhe dënojmë gjenocidin serb në Kosovë. Duke dënua gjenocid serbe në Kosovë, ne hapim rrugë pastaj për të gjitha elementet e tjera jo vetëm për dënimin e këtij gjenocidi, por edhe për goditjen e gjithë falsifikimit që i bëhet historisë së asaj periudhe, përfshirë edhe çështjen trafikimit të organeve. Por, kjo është rrëzuar nga Rama, sepse ai ka frikë dhe nuk guxon të njoh dhe dënojë gjenocidin serb në Kosovë, sepse është Vuçiqi mbrapa.

Nacionale: Mendoni se më e rëndësishme është miratimi i rezolutës së juaj në Kuvend, se miratimi i rezultues se propozuar nga Rama?
Shehu: Absolutisht, kjo nuk ka asnjë dyshim. Kjo nuk është vetëm kërkesë e jona, kjo është kërkesë e Presidentes së Kosovës që e ka bërë në parlamentin shqiptar dhe kjo është kërkesë e Kuvendit të Kosovës. Pra, se pari, duhet goditur thelbi, duke njohur dhe dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Sepse të gjitha këto mekanizmat falsifikues janë për të maskuar gjenocidin serb në Kosovë. Kur kjo mazhorancë nuk ka guximin të njohë gjenocidin serb në Kosovë, çka mund të presim nga të tjerët.

Lajme të ngjashme