Del raporti i Transparency International: Perceptimi i Korrupsionit vazhdon të jetë shqetësues, përparim i vogël
Transparency International ka publikuar raportin për Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2022. Kosova është vlerësuar me 41 pikë, duke u ranguar në vendin e 84-të në ranglistën botërore prej 180 shteteve. Megjithatë korrupsioni nuk është nën kontroll teksa pushteti veçse ka filluar të mburret më ketë, por çka thuhet tjetër?
Transparency International në publikimin e saj të fundit ku tregohet për përcëptimin e korrupsionit në 180 shtete të botës, Kosovën e ka renditur në pozitën e 84 apo 41 pikë nga 100 pikë në total.
Mesatarja botërore është 50 pikë ndërsa e BE-së është 66 pikë, ku Kosova qëndron larg nga të dy këto.
Kosova për vitin 2022 është ngritur për dy pozita dhe është para shteteve të rajonit në Ballkanin Perëndimore.
Mirëpo, në raport janë dhënë edhe disa “vërejtje” për mënyrën si duhet të veprojë Qeveria për të parandaluar korrupsionin.
Pavarësisht kësaj ngritje aty thuhet se Kosova vazhdon të mos e ketë nën kontroll këtë fenomen.
Në raport thuhet se Qeveria duhet të përmirësojë transparencën dhe të përmbahet nga ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë. Aty përmendet vendimi i qeverisë për uljen e pagave për gjyqytarët dhe prokurorët.
“Kosova (41) ka bërë përparim me një kornizë ligjore të përmirësuar për financimin e fushatës politike dhe zgjedhore, por zbatimi i reformave të tilla do të jetë kyç në muajt e ardhshëm. Qeveria ende duhet të përmirësojë transparencën dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.” – thuhet në raport.
Më tej, Transparency International thekson se mungesa e investimeve kapitale kanë reduktuar korrupsioni por nuk nënkupton se korrupsioni është nën kontroll.
“Ndërsa skandalet e korrupsionit nuk kanë dalë në dritë vitin e kaluar, kjo nuk do të thotë se korrupsioni është nën kontroll. Shpenzimet e ulëta buxhetore për investime kapitale në vitet e fundit kanë reduktuar mundësitë për korrupsion në shpërndarjen e kontratave publike, gjë që ka qenë problem në të kaluarën.” – thuhet aty.
Mburrjet e pushtetarëve dhe kritikat
Mënjeherë pas publikimi të raporti, vartësit e Qeverisë Kurti kanë filluar të mburren me këtë raport, pavarësisht se aty thuhet se nuk korrupsioni nuk është nënkontroll dhe se ka presion në sistemin e drejtësisë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rezultati është më i mirë i arritur ndonjëherë dhe se Qeveria ka duart e pastra.
“Qeverisja jonë me duar të pastra, pa tender të fiksuar më parë, pa nepotizëm, pa ndërhyrje në sistemin e drejtësisë reflektohet në këtë indeks global por edhe në raporte të tjera ndërkombëtare.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Po ashtu edhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka është krenuar më ketë arritje, njëjtë siç ka bërë edhe deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli.
Ndërkaq sipas Institutit Demokratik të Kosovës, Qeveria duhet të përmbahet nga ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë dhe se qeveria duhet të “Qeveria nuk duhet të hezitojë në shpenzimin e parasë publike nga frika e rasteve të korrupsionit”.
“Me qëllim të luftimit sa më efektiv të korrupsionit, veçanërisht të nivelit të lartë, Qeveria duhet të garantojë një reformë në drejtësi në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me koordinim sa më të mirë me të gjithë akterët relevantë. Në këtë drejtim, Qeveria duhet të përmbahet nga çfarëdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, për të garantuar kontroll dhe balancë mes pushteteve. Qeveria nuk duhet të hezitojë në shpenzimin e parasë publike nga frika e rasteve të korrupsionit. Përkundrazi, në këtë periudhë me nivele rekord të inflacionit, do të duhej që të ketë sa më shumë investime publike dhe kapitale, për të përmbushur prioritetet dhe nevojat e qytetarëve, gjithnjë duke u siguruar që prokurimet publike zhvillohen në transparencë dhe llogaridhënie të plotë.” – thuhet në njoftimin e KDI-së, ku shpjegohen gjetjet e raportit e Transparency International.
Vendet e rajonit
Në matjet e Transparency International, krahasuar me vendet e rajonit, Kosova rendite në vendin e dytë.
Në vendin e parë është Mali i Zi me 45 pikë pastaj renditet Maqedonia Veriore me 40 pikë ndërsa Shqipëria dhe Serbia qëndrojnë më keq me 36 pikë ndërsa në fund është Bosnja dhe Hercegovina me 34 pikë.
Sidoqoftë, Kosova mbetet larg mesatares botërore prej 50 pikësh, ndërsa shumë larg mesatares së BE-së prej 66 pikësh.
Kujtojmë se vitin e kaluara, Kosova ishte renditur në vendin e 87 me 39 pikë.



