IML: Shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në njërën nga pajisjet, dëmi material është i vogël - NACIONALE

IML: Shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në njërën nga pajisjet, dëmi material është i vogël

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka reaguar pas zjarrit që sërish kaploi këtë objekt, duke thënë se zjarri u shkaktua nga një defekt elektrik në në njërën nga pajisjet elektrike në korridor.

Në njoftimin e tyre është thënë se dëmi material është i vogël.

“Sot më 30.06.2024 rreth orës 2 të mëngjesit, në njërën nga korridoret e daljes emergjente është lokalizuar zjarri nga stafi kujdestar në IML dhe i njëjti është shuar nga zjarrfikesit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe ekspertët e zjarrit dhe elektroteknikës. Sipas vlerësimeve preliminare shkaku i zjarrit ka qenë defekti elektrik në njërën nga pajisjet elektrike në korridor, mirëpo mendimi përfundimtar do të jepet pas ekspertizës finale e cila do t’i dorëzohet Prokurorisë. Dëmi material është i vogël.” – thuhet në reagim.

Më tej, IML ka njoftuar se objekti do t’i nënshtrohet procesit të renovitmit.

“Me këtë rast, njoftojmë opinionin publik se IML pritet t’i nënshtrohet procesit të renovimit i cili projekt ka kosto rreth 900,000 euro dhe do të fillojë sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, të cilat gjenden në fazen e ofertimit të operatorëve ekonomik e që parashihet të përmbyllet me 2 korrik. Renovimi do të përfshijë instalimin e sistemit kundër zjarrit, zëvendësimin dhe riparimin e instalimit elektrik, ventilimin dhe klimatizimin e ri, si dhe ridizajnimin e hapësirave të punës.” – përfundon reagimi.

Lajme të ngjashme