IKSHPK- qytetarëve: Covid nuk ka përfunduar, vaksinohuni
Në Kosovë vazhdon të ketë raste positive me Covid-19. Kështu njoftohet në raportet ditore të Minsitrisë së Shëndetësisë. Si rrjedhojë në vendin ton janë 12 persona aktiv me këtë virus.
E duke e parë situatën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes kujdes të shtuar pasi pandemia me COVID-19 ende nuk ka mbaruar.
Sipas IKShPK-së përmes një njoftimi bëhet e ditur se në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19.
IKSHPK bën të ditur se Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.
Qytetarët këshillohen që të vaksinohen.
“MSh dhe IKShPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKShPK-së.