IHK me kërkesë për tregtarët e pemëve dhe perimeve: Ruani në vende të përshtatshme
Edhe sot në Kosovë do të jetë ftohtë dhe temperaturat do të jenë tipike dimërore.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), që po ashtu ka bërë thirrje që tregtarët t’i ruajnë produktet e tyre në vende të përshtatshme, pasi do të jetë me ngrica.
“Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
