Iftari s’kryen punë | Dje e votoi mocionin e PDK-së, sot Rrahmani i “çon selam" Kurtit: I përkrahim vlerat familjare - NACIONALE

Iftari s’kryen punë | Dje e votoi mocionin e PDK-së, sot Rrahmani i “çon selam" Kurtit: I përkrahim vlerat familjare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duket se iftari në një restorant në dalje të Prishtinë nuk ka kryer punë mjaftueshëm. Ndonësë bashkë e çelën një iftar në Ramazani që sapo iku, kryeministri Albin Kurti dhe deputetët konservatorë duket se ende nuk kanë arritur një uji në lidhje me hapat përpara në marrëdhënien e tyre të trazuar.

Siç raportoi ditë më parë Nacionale, në iftarin e organizuar nga deputetët konservatorë të VV-së, u pa edhe Kurti, bashkë me sekretarin organizativ të VV-së, Alim Rama, e shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Një pamje e tillë, u komentua si mundësi e ndreçjes së raporteve mes Kurtit dhe këtij grupi të deputetëve, të cilët tashmë e kanë bërë publike përmes votës e deklaratave se kundërshtojnë së paku dy nisma ligjore. Më saktësisht, ata votuan kundër projetk-kodit civil, që parasheh bashkëjetesat civile të seksit të njëjtë dhe u deklaruan ashpër kundër porjektligjit për fekondim artificial.

Marrëdhënia e tyre duket se nuk ka marrë një rrugë të mirë, përkundër iftarit të ngrënë së bashku. Në dy ditët e fundit, deputeti Eman Rrahmani, që është një nga figurat qendrore të këtij grupi të deputetëve, i bëri dy lëvizje, të cilat mund të interpretohen si “çarje” me Kurtin dhe VV-në.

Dje, deputeti Rrahmani e votoi mocionin e PDK-së për të diskutuar rreth arrestimit të kryeshefit menaxhues të KEK-ut, Nagip Krasniqi, të cilit tashmë i janë shqiptuar 30 ditë paraburgim. Siç e kapi edhe syri i kamerës së Nacionales, Rrahmani duke e ngritur dorën lartë, u dallua nga partia e tij dhe e përkrahu këtë mocion, që nuk kaloi në Kuvend.

Rrahmani e ka shfrytëzuar urimin për festën e Bajramit për të dërguar një mesazh të qartë politikë. Edhe adresa e këtij mesazhi është e nënkuptueshme. Kurti dhe VV-ja janë dy adresat kryesore të synuara të statusit të z. Rrahmanit.

Por çka tha Rrahmani?

Në statusin e tij, deputeti Rrahmani uroi festën e Bajramit, duke shkruar se sot duhet të vizitohen ata që kanë nevojë për dashuri dhe ngrohtësi shpirtërore.

“Sot si asnjëherë më parë, në vizitat që bëjmë e që na bëjnë duhet të promovojmë vlerat që ka FAMILJA, ndjesinë e të qenit, gjysh, gjyshe, nanë❤️, babë❤️, djalë e vajzë.” – shkroi ai fillimisht.

Por nuk është kjo gjëja më e rendësishme në mesazhin e tij. Ajo që pason, pra paragrafi pasues, është mesazhi politik që e dërgoi Rrahmani. Ai shkroi se i përkrah vlerat familjare, të cilat të japin ndjesinë e nënës e babait.

“Sot si asnjëherë më parë, në vizitat që bëjmë e që na bëjnë duhet të promovojmë vlerat që ka FAMILJA, ndjesinë e të qenit, gjysh, gjyshe, nanë❤️, babë❤️, djalë e vajzë.” – shkroi Rrahmani.

Përmes këtij postimi, Rrahmani edhe një herë e ka bërë të qartë qëndrimin e tij rreth konceptit të familjes. Ndryshe, Qeveria e Kosovës planifikon që projekt-kodin civil ta procedojë në Kuvendin e Kosovës sërish në qershor. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që është sponsorizuese e kësaj nisme, ka theksuar se shpreson që kësaj radhe i njëjti projekt-kod do të votohet në Kuvend.

Kujtojmë që javën që shkoi sërish ka dështuar votimi i projektligjit për fertilizim të asistuar në mënyrë mjekësore, e cila nismë e kishte përplasur grupin e deputetëve konservatorë me deputeten Saranda Bogujevci.

Lajme të ngjashme