"Ia fshehu kryçin në ballë një shqiptari të vrarë": Kandiqi akuzon avokatin e Radojiçiqit se fshehu dëshmitë e krimeve në Kosovë
Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, ka publikuar një shkrim në platformën “X”, në të cilin e ka akuzuar Goran Petronijeviq, avokat i Milan Radojiçiqit, i cili e pranoi se ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë.
Kandiq ka shkruar se avokati Petronijeviq e ka pranuar se ka fshehur dëshmitë e krimeve të luftës në Kosovë.
“I ftuar në “TV Happy” avokati Goran Petronijevq pranoi se në vitin 1998, derisa shërbente si gjykatës hetues në Kosovë, i kishte lyer ballin me baltë një shqiptari të vrarë, me të cilin policia serbe i kishte gdhendur një kryq në ballë, për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës dhe “të shpëtojnë Serbinë nga bombardimet”.” – shkroi zonja Kandiq.
Spašavanje Srbije:gostujući na tv Happy adv.Goran Petronijevć priznao je da je 1998.kao istražni sudija na Kosovu blatom premazao čelo jednog ubijenog Albanca,kojem je srpska policija urezala krst na čelu, kako bi prikrio dokaze ratnih zločina i "spasio Srbiju od bombardovanja".
— Natasa Kandic (@natasakandic) October 5, 2023