“I paralizuar”, “I helmuar”: Krejt çka dihet deri tash për torturën ndaj Sandulloviqit nga BIA pas vizitës në Prekaz - NACIONALE

“I paralizuar”, “I helmuar”: Krejt çka dihet deri tash për torturën ndaj Sandulloviqit nga BIA pas vizitës në Prekaz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ishte në Prekaz ku nderoi familjen legjendare Jashari. Por politikanin serb, Nikolla Sandulloviq, me t’u kthyer në Serbi e rrëmbeu menjëherë shërbimi famëkeq sekret BIA.

Kjo ngase nderoi heronjtë e rënë Jasharaj dhe kërkoi falje në emër të serbëve për krimet e Serbisë kundër shqiptarëve; për çka pasoi edhe një fushatë e egër demonizuese ndaj tij në tabloidet e regjimit serb.

Gruaja e tij lajmëroi dje përmes platformës në “X” të Sandulloviq, se s’di gjë më fatin e bashkëshkortin për të cilin tha se “u/e zhduk/ën nga shtëpia mes orës 14:15 dhe 15:20”.

Kur erdha në shtëpi ishte zhdukur...Policia thotë se e dinë ku është, por s’ma thonë dot”, kishte shkruar ajo në “X”.

Do të lajmërohej sërish më vonë në Twitter se tashmë burri i saj gjendjen “në repartin e neurokirurgjisë” dhe shprehej se ende nuk di gjë për gjendjen e tij shëndesore.

E bija e tij ka folur për mediumin kroat “Slobodna Dalmacija”, për çka ky medium shkruan se kanë mësuar se Sandulloviq jo vetëm që është rrahur dhe dhunuar nga BIA serbe, por edhe është “i paralizuar” e madje mendohet të jetë edhe “i helmuar”, duke cituar të bijën e Sandulloviq, Klara Sandulloviq.

"Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Nikola Sandulović është “kthyer në shtëpi në gjendje të keqe” pasditen e së enjtes. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta që sugjerojnë një rrahje të rëndë, mësojmë nga Klara Sandulović", ka shkruar "Slododna Dalmacija".

Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund... Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar të zhdukurin, dhe ata thjesht i thanë 'mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt, ai do të kthehet...'! Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen - këtë mëngjes ajo po priste në VMA që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhene asnje informacion, vetem se 'nen mbrojtjen e sherbimit ushtarak' dhe ate informacion mund t'ia jape vetem 'mjeku i besuar'... gjoja eshte i palevizshem, gjithcka duket sikur eshte helmuar. sërish me agjent nervor ushtarak”, ka thënë Klara Sanduloviq për median kroate.

Është interesant fakti se ai u arrestua të nesërmen pasi vendosi kurorë lulesh dhe shprehu ngushëllimet e tij për viktimat shqiptare, civile. Askush nuk na thotë asgjë, nuk ka asnjë shpjegim as pse u arrestua dhe as për gjendjen e tij shëndetësore. Kjo është një formë torture, në këto kushte jetojmë, praktikisht nuk ka ditë pa ndonjë lloj kërcënimi, dhe tani tentativat për vrasje janë po aq të rregullta”, thotë e bija e Sandulović.

Pamjet që kanë nxjerrë miqtë të Sandulloviq tregojnë gjendjen e tij të tmerrshme fizike, ku i ulur në karrocë zhvendoset nga autoambulanca.

I mavijosur dhe i enjtur, në gjendje të mjerishme, bashkëshortja e tij dhe miku i tij Cedomir Stojkoviq, ofruan pamjet.

Sapo kam dëgjuar nga gruaja e Nikolla Sanduloviqit, e cila më ka thënë se në periudhën prej orës 16:00. deri në orën 20:00 ai u dërgua kundër dëshirës së tij nga shërbimet e sigurimit, pjesëtarët e të cilëve e rrahën gjatë asaj periudhe dhe ushtruan dhunë brutale, si pasojë nga dhoma e tyre u dërgua në spitalin ushtarak VMA, ku u mbajt deri në pasditen e sotme pa dhënë. çdo njoftim për familjen ose avokatët e tij. Një ambulancë e solli në shtëpi pak kohë më parë”, ka shkruar Stojkoviq në “X”.

Ky brutalitet i shërbimeve të sigurimit ndjek librin dhe skenarin e Millosheviqit:

- Fillimisht media e regjimit filloi një fushatë urrejtjeje (që ndodhi dje pak para se të arrestohej)

- atëherë shërbimet e regjimit kryejnë dhunë dhe tortura ndaj një personi për të cilin publiku nuk do të ndiejë keqardhje sepse ai portretizohet në media si terrorist (që është pikërisht ajo që ndodhi dje)

- atëherë ai person zgjohet i rrahur ose i vrarë”.

Lajme të ngjashme