I ndalohet pensioni, ankohet 39-vjeçari me nevoja të veçanta
Nuk mund të punojë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Për këtë arsye, Avdullah Deda tash e sa kohë merr pension invalidor me të cilin edhe mbante familjen.
Megjithatë, këtë janar ai pranoi një njoftim nga Zyra e Pensioneve në Ferizaj.
Në bazë të njoftimit gjegjës, pensionin prej 100 eurosh nuk do të marrë.
T7 ka pyetur Ministrinë e Punës dhe Transfereve lidhur me këtë çështje, por nuk ka pranuar përgjigje.
