“I kanë marr nga 30 mijë e 50 mijë euro”, Arifi flet për paratë e Qeverisë Kurti për Luginën e Preshevës - NACIONALE

“I kanë marr nga 30 mijë e 50 mijë euro”, Arifi flet për paratë e Qeverisë Kurti për Luginën e Preshevës

3 vjet më parë

nga Elmedina Ballazhi

Qeveria e Kosovës, javën e kaluar ka ndarë 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës. E sa i përket këtyre mjeteve të ndara, ka pasur reagime të shumta nga disa anëtar të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ku kanë akuzuar kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberin, nënkryetarin e kësaj partie Ragmi Mustafin dhe ish-kryetaren e komunës së Preshevës njëherit edhe këshilltarën politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinanin, se keqpërdorën taksat e qytetarëve kosovare.

E për këtë çështje, gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin, për të marr një sqarim lidhur me këtë temë.

Ai ka deklaruar se nëpërmjet OJQ-ve fiktive dhe personave e aktivistave të Shaip Kamberit, Ardita Sinanit dhe Ragmi Mustafit, ka ndodhur shpërlarja e parave të taksapaguesve kosovar, dhe ky është një skandal i paparë në historinë e Komunës së Preshevës, duke i marr nga 30 mijë euro deri në 50 mijë euro.

Është e vërtetë që nëpërmjet OJQ’ve fiktive dhe personave e aktivistave të Shaip Kamberit, Ardita Sinanit dhe Ragmi Mustafit, pikërishtë ka ndodhur shpërlarja e parave të taksapaguesve kosovar, është një skandal i paparë në historinë e Komunës së Preshevës edhe një herë më shumë e rëndon këtë sepse është e para herë që janë shpërndarë mjete në njësi kaq të lartë nga Kosova në Luginë të Preshevës, dhe kjo ka shkuar direkt në duart më kooruptive dhe në këtë formë jo vetëm që janë anashkaluar projektet më me rëndësi për Luginënë e Preshevës siç është spitali, apo projekti i rregullimit të shkollave e në anën tjetër janë pasuruar persona me nga 40 mijë e 50 mijë euro, e ka nga 30 mijë euro janë shpërblyer për aktivitet partiak për partinë e Shaip Kamberit, dhe me këtë kontekst kanë treguar një mendësi shumë të ngushtë me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Arifi, tutje ka potencuar se këto para me siguri kthehen prap në kasat e Vetëvendosjes.

Këto para me siguri kthehen prap në kasat e Vetëvendosjes, të financuar pastaj edhe aktivitetet e tyre që ështënjë skandal i skajshëm që bëhet fjalë për 1.2 euro, nuk është një sasi e vogël është në dëmë të Komunës së Preshevës, në dëmë të qytetarëve të tyre dhe qytetarët janë të rebeluar tej mase në këtë formë të shpërlarjes së parave për militantët partiak”, ka deklaruar Arifi.

Sipas, kryetarit të Preshevës, Arifi, ai thotë se Galip Beqiri, ish-kryetar i Këshillit Nacional dhe funksionar i lartë i partisë së Shaip Kamberit, ka keqperdor në këto mjete.

Ky është këshilltari i Shaip Kamberit, ka qenë ish-kryetar i Këshillit Nacional dhe funksionar i lartë i partisë së Shaip Kamberit, ka keqperdor në këto mjete, pra është edhe shokë i ngushtë i këshilltares, Ardita Sinanit, nuk ka asnjë profesion vetëm një “aktor”, ky person i ka marrë 45 mijë euro, si dëmshpërblim”, ka thënë Arifi.

Sipas Arifit, këtu ka përfituar edhe Rahim Salihu, i cili i ka marrë 30 mijë euru, dhe ka qenë shef i kabinetit së Shaip Kamberit.

Lajme të ngjashme