I arrestuari në lidhje me vrasjen e policit serb: Raportohet se ‘e dërgoi të dyshuarin nga Presheva në Loznicë’ - NACIONALE

I arrestuari në lidhje me vrasjen e policit serb: Raportohet se ‘e dërgoi të dyshuarin nga Presheva në Loznicë’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Personi i arrestuar në Bijeljina të Bosnje e Hercegovinës pretendohet se organizoi transportit e të dyshuarit për vrasjen e policit në Serbi.

Mediumi “N1” citon një deklaratë të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili raportohet të ketë thënë:

“Në Bijeljina, këtë pasdite, në bashkëpunim me policinë e Republikës Srpska, ZR (1985) është arrestuar pasi dyshohet se ka organizuar transportin e të dyshuarit nga Presheva në Loznicë. Po ashtu, gruaja e tij, I.R është arrestuar si bashkëpunëtore në Mladenovac”.

Çka ndodhi?

Një polic serb raportohet se ka mbetur i vrarë mbrëmë në Loznicë të Serbisë dhe një tjetër i plagosur rëndë, derisa autoritetet serbe pretendojnë që autori është shqiptar.

Ministri i Punëve të Brendshme atje, Ivica Daçiq ka thënë:

“Sonte, rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipniqki, policët e stacionit policor kufitar Trbushnica ndaluan një Mercedes me targa Tutina në të cilin ndodheshin dy persona.” – ka thënë Daçiq.

Ndërkohë, sipas raportimeve në vendin e ngjarjes u gjet një pasaportë e një kosovarit, me emrin Artan Hajziri. Mediat serbe e kanë publikuar fotografinë e tij.

“B92”në anën tjetër, pretendon se 33 vjeçari Artan Hajrizi, ka ikur nga burgu duke cituar informacione "jozyrtare".

Ndërkohë, Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit ka folur ekskluzivisht për Nacionalen ku ka thënë se ky i pari nuk ndodhet në Kosovë por është në Gjermani

Në një deklaratë për gazetarin e Nacionales, Oqean Dermaku, ai ka thënë se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” – ka thënë ai fillimisht.

Lajme të ngjashme