Hyseni i reagon Gërvallës: Serbia është aty ku shpallën spiunët, ku jepen mësime censure
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni ka reaguar pas deklaratës së fundit të Rilind Gërvallës, drejtorit të televizionit në RTK, ku ai pretendon për një agjendë “brenda e jashtë” transmetuesit publik.
Hyseni përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjuha po e flet Rilindin, përmes fjalëve “agjendë”, “nga jashtë”, “nga brenda” e “bllokim".
“Nuk po flet Rilindi mbi temën. Është gjuha që po e flet Rilindin. Ja dhe shenjuesit: "agjendë", "nga jashtë", "nga brenda", "bllokim".
Përtej dhe pavarësisht saktësisë së pretendimit, në nivel strukturor, gjuha është bota e atij që deklaron. Është sfondi përtej informatës a faktit, është mënyra e të menduarit.”.
Në fund, Hyseni ka shtuar:
“Serbia është aty ku shpallen spiunët. Serbia është aty ku jepen mësime censure”.