Hyjnë në grevë mbi 150 minatorë të Kishnicës - NACIONALE

Hyjnë në grevë mbi 150 minatorë të Kishnicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga sot, mbi 150 minatorë të Kishnicës kanë hyrë në grevë.

Minatori Albert Zymberi për Klankosovaka thënë se ata janë hyrë në greë nga sot e tutje që në ora 08:00 deri në ora 15:00, do të jenë në grevë.

Ai ka thënë se nivelizimi i pagave është premtuar nga 1 janari, e që sipas tij nuk është realizuar.

Mbi 150 minatorë nga sot në ora 08:00 kemi hyrë në grevë deri në ora 15:30 për të vazhduar njësoj edhe ditët në vijim. Nivelizimi i pagave sikur minatorëve të Trepçës na u është premtuar nga 1 janari dhe nuk u realizua. Kjo u bë shkak për fillimin e grevës”, ka thënë tutje ai.

Zymberi tutje ka thënë se edhe pse qëndrojnë në vendin e punës, ata janë në grevë. Ai gjithashtu ka theksuar se aktualisht po i’u ndalën nga 90 euro për shujta, gjë që sipas tij, marrëveshja ka qenë që ato para të mos ndalën.

Ne jemi duke qënduar nëpër vendet e punës por jemi në grevë. Pos nivelizimi të pagave premtim nga menaxhmenti ka qenë edhe hapja e menzës, por tashmë ka filluar ndalimi i 90 eurove nga paga për shujtat teksa marrëveshja ishte që paratë për ushqim të mos ndalen nga pagat”, tha Zymberi.

Lajme të ngjashme