Rregullohet problemi me rrymën, minatorët e Trepçës dalin nga miniera - NACIONALE

Rregullohet problemi me rrymën, minatorët e Trepçës dalin nga miniera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Minatorët e Trepçës kanë arritur të dalin nga zona ku kishin mbetur të ngujuar për disa minuta.

Kjo pasi problem me rrymën është sanuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

Minatorët kishin mbetur të bllokuar si pasojë e ndaljes së rrymës, për të cilën kishte raportuar Nacionale më herët.

Lajme të ngjashme