Hoxhaj për Kurtin: Ky po sheh të konsolidojë pushtetin e vet absolutist përmes zgjedhjeve të shpeshta - NACIONALE

Hoxhaj për Kurtin: Ky po sheh të konsolidojë pushtetin e vet absolutist përmes zgjedhjeve të shpeshta

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Enver Hoxhaj ka bërë thirrje që partitë opozitare të rishqyrtojnë mënyrën e bashkëpunimit politik.

Ai theksoi se është momenti për të vendosur nëse opozita do të vazhdojë me këtë formë apo do të ndjekë një qasje më konkrete.

Sipas tij, mungesa e funksionimit të Kuvendit ka pamundësuar një opozitë efektive për dy vite.

“Zgjedhjet e shpeshta… i shkojnë më shumë për shtati atij sesa neve që jemi në opozitë”, tha ai, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti, siç e citoi Ekonomia Online,

Hoxhaj shtoi: “Është koha e fundit që ne duhet të shohim… a do të funksionojmë brenda këtij sistemi apo duhet të marrim një rrugë më konkrete.”

Ai e cilësoi gabim mosbashkimin e opozitës për formimin e qeverisë vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme