Hoxha: Keqpërdorimi me rezervat shtetërore, skandal korruptiv që cenon integritetin e institucioneve publike
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në një konferencë të thirrur nga kjo parti, ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me skandalin e vajit, i cili u publikua nga Gazeta Nacionale.
Sipas Hoxhës keqperdorimi me rezervat shtetërore është skandal korruptiv që cenon integritetin e përgjithshëm të institucioneve, përveq vet rezevave.
“Keqpërdorimi me rezervat shtetërore, është një nga skandalet korruptive që cenojnë jo veç rezervat, por edhe integritetin e përgjithshëm të institucioneve publike.
Rozeta Hajdari, është një ministre e paaftë, e cila për dy vite e gjysmë, jo vetëm që nuk ka pasur kurrfarë rezultati, por ka qenë protagoniste e skandaleve të njëpasnjëshme. Po ju përkujtoj që Rozeta Hajdari është ministre e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje të ndryshme. Dhe si duket kjo nuk i mjafton dhe tashmë e shohim teksa zhytet edhe më thellë në afera korruptive”, tha Hoxha.