Hoxha i VV-së me sulm brutal ndaj Edi Ramës: Mund ta zgjasë vetëm mbiemrin e tij në Ramoviç
Kanë filluar sulmet ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas anulimt të mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Këto sulme po bëhen kryesisht nga përkrahës e anëtarë të Vetëvendosjes.
Një të tillë e ka bërë edhe anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha.
Hoxha ka thënë se Rama nuk mund të ndalë bashkimin e shqiptarëve.
Ai ka nënkuptuar që Rama mund vetëm ta zgjasë mbimrin e tij në “Ramoviç” shkurtes kjo që e kanë serbët.
“Shqipëria nuk është e Ramës, as deti e as dielli. Rama nuk mund të ndalë bashkimin e shqiptarëve.”
“Përpiqet gjatoshi budallë të shkurtojë fatin e shqiptarëve, por do të zgjasë përfundimisht vetëm mbiemrin e tij në Ramoviç.” – ka shkruar ai në Facebook.
