Hovenier pas vërshimeve: Zemrat tona janë më ata që po përballen me humbje tragjike
Pas vërshimeve që kanë mbërthyer disa rajone në vend, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.
Në një postim në Twitter, Hovenier është shprehur duke thënë se, “zemrat tona janë me të gjithë ata në Kosovë që aktualisht po luftojnë me përmbytjet e rënda dhe po përballen me humbje tragjike”.
Më tej, ambasadori amerikan ka falenderuar edhe reaguesit e parë e shërbimet e urgjencës.
“Faleminderit reaguesve të parë dhe ofruesve të shërbimeve të urgjencës që janë jashtë në të ftohtë, duke punuar për të mbrojtur qytetarët, shtëpitë dhe bizneset”, - ka shkruar ai.
Our hearts go out to all those in #Kosovo who are currently battling severe flooding and facing tragic losses. Thank you to the first responders and emergency service providers who are out in the cold, working to protect citizens, homes and businesses.🇽🇰🇺🇸
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 20, 2023
Kujtojmë se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime e përmbytje në disa komuna të vendit tonë.
