Hovenier i qartë: Presim që serbët dhe Lista Serbe të marrin pjesë në zgjedhjet e reja në veri - NACIONALE

Hovenier i qartë: Presim që serbët dhe Lista Serbe të marrin pjesë në zgjedhjet e reja në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për situatën politike në Kosovë, përfshirë hapat drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.

Ai ka folur edhe për Listën Serbe, duke theksuar se ShBA-ja pret që serbët e Kosovës, përfshirë Listën Serbe, të marrin pjesë në zgjedhjet e reja.

“Jam i sigurt se liderët e Listës Serbe kanë dëgjuar, sepse kam pasur biseda me Escobarin, pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara që serbët e Kosovës, përfshirë Listën Serbe, do të marrin pjesë në zgjedhjet e reja komunale kur të caktohen, kjo është pjesë e përgjegjësive të partive demokratike në demokraci, ju merrni pjesë në procesin demokratik gjë që është pritshmëria jonë, kjo është kërkesa jonë. Ne kërkojmë që Qeveria e Kosovës të përmbushë zotimet e saj dhe kjo ishte pjesë e asaj që u diskutua edhe në Uashington, të vendoset kuadri ligjor për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja për katër komunat veriore dhe kjo sigurisht ishte pjesë e bisedës që ndodhi gjithashtu.” - tha ai, transmeton RTV 21.

Tutje, Hovenier theksoi se Lista Serbe është një parti opozitare e Kosovës, shtet sovran e demokratik.

“Ne e konsiderojmë Kosovën shtet sovran, të pavarur dhe demokratik. Dhe kështu, puna që bëjmë me Listën Serbe, një parti që është parti politike e Kosovës, parti opozitare në Kosovë, është e ngjashme me punën që bëjmë me partitë e tjera opozitare në Kosovë, por nuk duhet të bëhet fjalë për pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara, ne hedhim poshtë çdo sugjerim se Kosova është disi diçka tjetër përveç shtetit të pavarur, dhe kjo përfshin veriun e Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, ne e dimë saktësisht se ku është kufiri, është në veri të Mitrovicës, apo jo? Dhe kështu, ne kërkojmë që Lista Serbe të luajë rolin e saj si parti politike në një Kosovë sovrane, demokratike dhe të pavarur. Ne nuk e konsiderojmë atë si parti politike serbe, ne e konsiderojmë si një parti të serbëve etnikë në Kosovë, duhet ta bëj të qartë këtë pike.” - tha ai.

Lajme të ngjashme