Hoti i reagon Kurtit: Ai që ka frikë ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese, ka qëllime politike
Ish-kryeministri i Kosoëvs dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reguar ndaj deklarimit të kryeministrit, Albin Kurti që kritikoi partitë opozitare që po i dërgojnë ligjet në Gjykatën Kushtetuese.
Hoti ka thënë se ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se cenohet rendi kushtetues.
Ai ka thënë se kushdo që kundërshton dërgimin e ligjeve në Kushtetuese, ka qëllime politike të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por në interes të tij.
“Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues. Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht.” – ka shkruar Hoti në Facebook.
Ndërkohë, Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë kritikoi partitë opozitare që po dërgojnë ligjet në Gjykatën Kushtetuese.
“Të tre këto ligje (Byroja) bashkë me çmimet tavan, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Madje Ligji për KPK-në ka më shumë se gjashtë muaj në trajtim. Në historinë e shtetit të Kosovës nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar. Pavaërsisht kësaj përkushtimi ynë mbetet po i njëjti, zelli më i madh, ecja jonë nuk do të ndalet. Sot po e bëjmë hapin e radhës me Strategjinë kundër Korrupsionit.” – ka thënë Kurti.
