Kurti kritikon opozitën që po i dërgon ligjet në Kushtetuese: Nuk do të ndalemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur kritika për opozitën në hapje të mbledhjes së qeverisë.
Kurti ka përmendur Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës e Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, që janë dërguar në Kushtetuese.
Ai ka thënë se nuk mbahet mend që kaq shumë ligje janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese për një kohë kaq të shkurtër, raporton Nacionale.
“Të tre këto ligje (Byroja) bashkë me çmimet tavan, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Madje Ligji për KPK-në ka më shumë se gjashtë muaj në trajtim.
Në historinë e shtetit të Kosovës nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar. Pavaërsisht kësaj përkushtimi ynë mbetet po i njëjti, zelli më i madh, ecja jonë nuk do të ndalet. Sot po e bëjmë hapin e radhës me Strategjinë kundër Korrupsionit”, tha Kurti.
Ndryshe, dje PDK-ja vendosi ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.