Hoti i brengosur: Edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.
Ai ka bërë me dije se edhe në këtë vit po vazhdon trendi i ulet i investimeve kapitale në nivelin qendror.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale.
“Në gjashtë muajtë e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak: 1. Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale; 2. Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë; 3. Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave. Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”, ka shkruar Hoti.