Huqja e kandidati të VV-së: Hoti pretendon së Malisheva kurrë s`ka pasur nënkryetare, e demanton keq ish-nënkryetarja
Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Valon Hoti, ka bërë një huqje të madhe dje gjatë një tubimin në Malishevë.
Duke pretenduar votën e gjinisë femërore, ai është zotuar se nëse fiton më 12 tetor nënkryetarja e kësaj komune do të jetë një grua.
Madje, ai ka pretenduar se një gjë e tillë do të ndodhë për herë të parë në këtë komunë.
“Të dashura nëna, motra dhe ju vajza të Malishevë, gjysma e drejtuesve komunale do të jenë gra, gjysma e drejtorëve të shkollave në Malishevë do të jenë gra, nënkryetarja e Komunës së Malishevës për herë të parë do të jetë një grua”, ka thënë Hoti.
Por, shumë shpejt është me fakte është dëmtuar Hoti i VV-së.
Në videon që e ka publikuar Hoti, ka reaguar Remzi Thaqi, e cila më herët ka qenë nënkryetare e komunës së Malishevës.
Në komentin e saj, ajo ka kërkuar që dikush të ia tregojë Hotit të vërteten.
“Tregoni kandidati për kryetar se nuk është e vërtetë”, ka komentuar Thaqi.
