Hesapet e bëra gabim të Vuçiqit, "Prishtina lojtare më serioze se ç'menduan shumë": Intervistë me Darko Shukoviq
“Aneksim të plotë të veriut të Kosovës”.
Ky ishte skenari dhe plani, sipas deklarimeve më të fundit të autoriteteve të Kosovës, çka synonte formacioni paramilitar serb që kreu sulme terroriste më 24 shtator në Bansjkë të Zveçanit.
Polica e Kosovës dhe Ministria e Brendshme e Kosovës, shpaluan një javë më pas të gjitha të gjeturat shtesë rreth sulmit terrorist: dokumentet që ishin në posedim të atij formacioni paramilitar si dhe pamjet nga dronët të ushtrimeve dhe simulimeve të sulmeve që po kryenin në një pronë të Milan Radoiçiqit në Kopaonik të Serbisë.
Në këtë plan për “aneksim total të veriut”, sipas ministrit Xhelal Sveçla, ishin të angazhuar direkt Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq si dhe Shefi i Armatës së Serbisë, Milan Mosjlioviq.
Provat, tha Sveçla, janë “të patjetërsueshme” dhe “dëshmojnë” lidhjet e drejtpërdrejtë të shtetit serb me terrorizmin e së dieles së shkuar; shto këtyre edhe dokumentacionet që janë gjetur për armët dhe logjistika e ushtrisë serbe që u ishte vendosur në dispozionit grupit ushtarak me në krye Milan Radojçiqin.
Për gazetarin dhe kryeredaktorin e medias malazeze AntenaM, Darko Shukoviq, përpjekja e pasuksesshme e Serbisë për të ndezur konflikt më të gjerë u konkludua me një fakt të ri: “Prishtina dëshmoi se është lojtare goxho më serioze se sa ç’mendojnë shumë”.
Sot një javë më vonë nga sulmi, thotë Shukoviq në një bisedë me Nacionalen, shihet që përpjekja e Serbisë s’e përmbushi atë që deshi, “...ajo që do të kishte dhënë Serbisë një alibi për intervenuar me forcat e saj në veri të Kosovës”.
“Ai konflikt (në Banjskë) do t’u ishte paraqitur mediave në mënyra çfarë Vuçiqi ngul kaherë këmbë: terrori i Kurtit kundër serbëve të Kosovës. Sidoqoftë, zoti Zekolli besoj që parti të drejtë – kur tha në AntenaM – që plani u dështoi për shkak të vrasjes së oficerit policor. Poashtu mendoj se nuk e ka as gabim kur thotë që Beogradi nuk e krijoi këtë skenar krye më vete, por se adresa të rëndësishme që Perëndim gjithashtu ishin të gatshme dhe dëshiruan një zhvillim të tillë”, thotë Shukoviq.
Pyetur nga Nacionalja se a sheh “drejtëpërsëdrejti” përfshirjen e Serbisë në këtë sulm terrorist brenda territorit të Kosovës, Shukoviq s’e ka asnjë dyshim.
“Kjo pyetja e juaj po më tingëllon disi sikur po më kërkoni t’ju ofroj dëshmi që një njeri gjallë merr frymë”, na thotë ai.
Për kryeredaktorin e medias malazeze është krejtësisht e padiskutueshme që këso ngjarjesh në 35 vitet e fundit frymëzimin e kanë pasur në një adresë: Beogradin.
“Serbëve në Kosovë vazhdimisht u bëhet shpëlarje truri, helmim në urrejtje, nxitje nga frika dhe në fund ua vënë edhe armët në duar. Natyrisht, njerëz si Radojçiq dhe ndoshta mbarë skuadra e përfshirë në sulmin terrorist të javës së fundit, pa dyshim kanë edhe motive të tjerë. Mirëpo, fushata ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’ u udhëhoq nga Beogradi dhe jo rastësisht para ngjarjeve që pamë. Tridhjetë burra të armatosur rëndë ndoshta supozohej të ishin pararendësi i asaj ushtrie që kthehej në Kosovë”, na tha ai.
Për atë që tashmë edhe ministri i brenshëm kosovar Sveçla konfirmoi se, po, janë gjetur armë në Manastirin e Banjskës dhe që raportimet e deputetes britanike Alicia Kearns se ambulancat serbe në veri po bartnin armë prej Serbisë dhe po i depononin ato nëpër objekteve fetare, edhe Shukoviq është krejt i njëjtit mendim.
Për Kishën Ortodokse Serbe, kryeredaktori i AntenaM na thotë prerazi se ata janë “kontraktori kyç i punëve në terren” dhe atë “jo vetëm në Kosovë, por më shumë edhe në Mal të Zi dhe në Bosnje-Hercegovinë”.
Është fakt, thotë me bindje Shukoviq, që manastiret dhe kishat nën kontrollin e Kishës Ortodokse Serbe “janë depo armësh e municioni...”.
“E ashtuquajtura organizatë e Shën Savës në fakt përfaqëson krahun paramilitar të projektit të Botës Serbe si projekt të Botës Ruse. Fakti se kishat dhe manastier nën kontrollin e Kishës Ortodokse Serbe janë depo armësh e municionesh dhe strehë e sigurt për kriminelë lufte, kriminelë e persona të tjerë të profileve të ngjashme që janë gati të përmbushin çfarëdo urdhëri nga Beogradi dhe Moska, kjo është e agumentuar dhe e shkruar që nga të 90’at”, tha Shukoviq për Nacionalen.
Gazetari malazias gjithashtu ka një lexim edhe rreth trukut që Dioçeza e Rashkës-Prizrenit luajti në mëngjesin e hershëm të së dielës – kur vetëm pasi u rrethuan terroristët nga njësitet speciale policore kosovare, u distancua nga forcat e armatosura duke thënë se “thyen portat” dhe s’e nuk kanë të bëjnë gjë me ta.
“Lehtësia me të cilën dioqeza e Rashkës-Prizrenit lau duart nga sulmuesit, dëshmon vetë se sa vërtet ka besim atje dhe sa praktike. Të njëjtën gjë bëri edhe Vuçiq, i cili tregoi se për të këta njerëz janë thjesht një mjet shpenzues për të arritur qëllimin e tij politik. Në fund të fundit, si të gjithë serbët nga Kosova. Dita e zisë, përkujtimi i të rënëve si heronj, është vetëm një shfaqje për publikun serb dhe një përpjekje për të kontrolluar dëmet që pësuan Serbia dhe Vuçiq nga sulmi i dështuar terrorist në fshatin Banjskë. Por duket se as Christopher Hill i turpshëm nuk mund ta riparojë më dëmin”, përfundoi Darko Shukoviq në një bisedë me Nacionalen.

