Hazri: LDK-ja do të jetë në sallë, por nuk ka ndryshuar qëndrim - NACIONALE

Hazri: LDK-ja do të jetë në sallë, por nuk ka ndryshuar qëndrim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me votimin e kryeparlamentarit.

Ai ka treguar se deputetët e LDK-së sërish sot do të jenë në sallë të Kuvendit, por nuk do të votojnë asnjë propozim të VV-së.

“Në ora 10:00 LDK sërish paraqitet në Kuvend me grupin e saj parlamentar dhe qëndrimin ne e kemi, votën e kemi të deklaruar dhe e kemi atë qëndrim”, ka deklaruar Haziri për Front Online.

Sipas tij, qëndrimet e LDK-së për këtë çështje nuk kanë të bëjnë vetëm me emrin që VV-ja e ka propozuar për këtë post.

“Për LDK-në nuk është problem emri i përveçëm, sepse VV-së i takon me bërë propozimin, është në vlerësimin e tyre se kë e kandidojnë”, është shprehur Haziri.

Lajme të ngjashme