Haziri thotë se në takimin për Asociacionin nuk kishte dallime mes pozitës dhe opozitës - NACIONALE

Haziri thotë se në takimin për Asociacionin nuk kishte dallime mes pozitës dhe opozitës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka treguar për diskutimin rreth Asociacionit që është zhvilluar sot në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Haziri, i cili në këtë takim ka përfaqësuar LDK-në, ka thënë se nuk ka pasur diçka të veçantë të këtë takim.

Ai ka bërë me dije se se aty pala shqiptare nuk ka pasur asnjë dallim.

Nuk ka pasur dallim opozitë-pozitë”, ka thënë Haziri për Albanian Post.

Sipas tij, dallimi i vetëm ka qenë ai mes serbëvë dhe shqiptarëve.

Ambasada Amerikane sot ka mbajtur një takim me përfaqesuesit e institucioneve, partive politike dhe shoqerisë civile.

Pas takimit, ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka treguar për diskutimet që janë zhvilluar aty.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se SHBA-ja kërkon zbatimin e të gjithave marrëveshje që janë arritur në procesin e dialogut në Bruksel.

Sot ne mbajtëm një sesion dëgjimor në Ambasdën e ShBA-ve në Prishtinë mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Mirënjohës për palët e interesit që ishin të pranishme e që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve në Dialog,” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme