Haziri: Mendohet që ka kushte për Serbinë, por Kosova i ka vendosur kushte vetës nga politika e Kurtit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Kosova i ka vendosur kushte vetën nga politika e kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Kosova është në kushte, dhe Kurti po i zbaton këto politika në emër të vendit.
“Sot në Kosovë mendohet që kemi vendosur kushte për Serbinë, në fakt Kosova i ka vendosur kushte vetës nga politika e Kurtit
Kosova është në kushte dhe Kurti po zbaton politikë të kushëzimit në emër të Kosovës. Kjo mendësi administrimi në emër të Kosovës pardje në Bruksel u konfirmua në emër të politikave për konsum të brendshëm në Kosovë e jo ndaj Serbisë.” – ka shkruar ai.
Tutje, Haziri ka thënë se Kosova duhet të negociojë me BE-në për procesin e normalizimit, ku Serbia nuk ka fuqi ta dëmtojë procesin evripian.
“Kosova duhet të negociojë me BE-në për procesin e normalizimit, ku Serbia nuk do të ketë fuqi ta dëmtojë progresin europian të Kosovës. Po ndodh e kundërta dhe tani kushtëzimet e varësia do të na mbajë të kushtëzuar neve e jo Serbinë.
Ne nuk po anëtarësohemi në Këshillin e Europës se kemi kushtëzim me vendimin qeverisë për draft-statutin e AKSHS. Aplikacioni ynë në BE ka dy vite që rri i mbyllur. Kërkesa prej 932 milionë euro nuk është hapur, po ashtu, mosftesa e Kosovës si e vetme nga Ballkani perëndimor në Komitetin për kohezion socio-ekonomik në BE-së dhe në fund propozimi për largimin e shkallëzuar të masave ndëshkuese ndaj Kosovë.” – ka thënë tutje Haziri.
Postimi i plotë: