Haxhiu thotë VV-ja i ka votat për Qeveri, por nuk tregon kush janë deputetët që nuk e votojnë atë - NACIONALE

Haxhiu thotë VV-ja i ka votat për Qeveri, por nuk tregon kush janë deputetët që nuk e votojnë atë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, është shprehur e bindur që VV-ja i ka votat për Qeverinë Kurti III.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ajo ka thënë se edhe opozita e di një gjë të tillë.

“Këta e dinë që ne i kemi votat për Qeverinë”, ka thënë Haxhiu.

Megjithatë, ajo nuk ka treguar se kush janë ata deputetë që nuk votojnë për të, por vetëm për formimin e Qeverisë.

“Këta e dinë që i kemi votat për Qeverinë dhe duke e ditur që i kemi votat për qeverinë e mbajnë peng Kuvendit e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të ngjashme