Haxhiu- ministrit Latifi: Po merreni me diplomaci shëndetësore përderisa mjekët po ikin nga vendi
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë se si është gjendja e shëndetësisë gjatë kësaj kohe, kur ministri po bën diplomaci shëndetësore nëpër vende të ndryshme të botës, por kur mjekët po ikin nga vendi.
“Keni vizitu shumë vende prej se jeni ministër. Por në ndërkohë mjekët tanë po ikin, përderisa ju po merreni me diplomaci shëndetësore. A mund të na tregoni se me çka po merreni përderisa mjekët po ikin nga vendi?”, ka pyetur deputeti Bekim Haxhiu ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi.