Haxhiu i heq vetes fajin: Nuk po nguli këmbë unë për Kryetare të Kuvendit, por partia
Albulena Haxhiu tha se nuk është “këmbëngulje” e saj që të jetë kandidate për Kryetare të Kuvendit – e rrëzuar plot 19 herë – “por, qëndrimi i partisë”.
Haxhiu tha në “KTV” që të mos shihet kjo si insistm personal, por i partisë.
“Nuk është këmbëngulja ime personale, por qëndrimi i partisë – ju lutem të mos e shihni si ambicie personale dhe këmbëngulësi timen”, tha ajo.
Gazetarja: A s’i bëni mir emrit tuaj, biografisë tuaj, si një person që ka dështuar disa herë?
Haxhiu: Është vendim i VV-së dhe e drejtë e jona kushtetuese.
Gazetarja: E si ndiheni?
Haxhiu: Nuk jam unë këtu për të folur për emocione.